E pabesueshme çfarë do të ndodhë me motin këto ditë në Kosovë!

Kosovë&Rajon

moti2016Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në parashikimin javor të motit, ka bërë të ditur se sot pritet të ketë më shumë orë me diell.

Në njoftimin e IHMK-së, thuhet se situatë e ngjashme do të vazhdojë deri të premten, duke mos përjashtuar reshjet e izoluara, të cilat mund të jenë prezente në disa lokalitete, por me intensitet të dobët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas IHMK-së vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 11- 17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-27 gradë Celsius.

Në viset malore përpos reshjeve që do të jenë më prezent, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi deri 13m/s.

ME TE LEXUARAT