Masakër natyrore në Norvegji, rrufeja vret 300 drerë në mal

Bota

drereeNjë kope e plotë drerësh është shfarosur në atë që mund të quhet “masakër natyrore”.

Raportohet se më tepër se 300 drerë të egër janë vrarë nga një rrufe në Norvegjinë qendrore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Agjencia e Mjedisit në Norvegji ka publikuar edhe pamjet e drerëve fatkeq të cilët janë të shtrirë të pajetë në një zonë të vogël në malin e Hardangervidda.

Sipas agjencisë janë 323 kafshë të ngordhura, përfshirë këtu edhe 70 këlyshë, 5 prej të cilëve nuk kanë ngordhur menjëherë, por nuk i kanë mbijetuar dot plagës së shkaktuar nga rënia e rrufesë.

Tragjedia e kafshëve mendohet të ketë ndodhur gjatë stuhisë të së premtes në Norvegji.

ME TE LEXUARAT