Vrau turistin rus, sëmuret në burg Fatmir Kuçi, gjykata vendos "20 ditë në arrest"

Aktualitet

fatmir-kuciGjykata e Vlorës caktoi masën e sigurisë, 20 ditë burg për biznesmenin 44 – vjeçar, Fatmir Kuçi, i dyshuar se goditi për vdekje nga pakujdesia me skaf, turistin rus Denis Kaiumov.

Vlerësimi i masës së sigurisë u bë në spitalin e Vlorës, ku Kuçi ndodhet i shtruar që prej të premtes, pasi ka shfaqur probleme me zemrën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në Gjykatën e Vlorës kanë qenë dhe përfaqësues të Ambasadës ruse, të cilët e kanë ndjekur me seriozitet rastin, që nga momenti kur ndodhi ngjarja.

Prokurori i çështjes, në kërkesën për caktim mase, kishte përcaktuar 30 ditë burg për biznesmenin. Kërkesa motivohej me faktin se prokuroria është në pritje të akteve të ekspertimit mjeko – ligjor, atij biologjik, marrjen e të dhënave nga paisja GPS mbi lëvizjen e mjetit lundrues, kqyrjen e imtësishme të mjeteve lundruese në pronësi të 44 – vjeçarit dhe si dhe pyetjen e dëshmitarëve të tjerë mbi ngjarjen.

Shtyrja e seances

Shtyhet per shkak te gjendjes shendetesore, sot masa e arrestit për Fatmir Kuçin biznesmenin e arrestuar për akuzën e “vrasjes nga pakujdesia” të turistit rus në plazhin e Himarës. Seanca e vlerësimit të masës së sigurisë pritej të mbahet në spitalin e Vlorës ku Fatmir Kuçi është shtruar prej mbrëmjes së djeshme për shkak të gjëndjes së rënduar shëndetësore.

Ka qene pikerisht kjo gjendje shendetesore jo e mire e biznesmenit qe eshte bere shkak per shtyrjen e seances.

Mësohet se prokuroria e Vlorës do të kërkojë 30 ditë paraburgim për biznesmenin Fatmir Kuçi.

Ky i fundit nuk pranon të ketë kryer veprën penale por thotë se e ka gjetur në ujë dhe i ka dhënë ndihmën e shpejtë duke e ndihmuar ta transportonte në breg e më pas në spital.

Nën hetim për “shpërdorim detyre” në lidhje më ketë ngjarje janë vënë disa punonjës të policisë kufitare në Himarë.

ME TE LEXUARAT