Kush është "Landi i Mirasit", informatori i gazetarit Hoxha, i vrarë me plumb në kokë

Aktualitet

artan-hoxha-kanabisGazetari investigativ Artan Hoxha, bëri pasditen e sotme; i ftuar në studion e News 24; një deklaratë shumë të fortë, ku ndërsa fliste për raportin e fundit të policisë italiane që ka evidentuar 363 parcela droge në Shqipëri, ai tha se ndërsa investigonte për parcelat e hashashit në Devoll, vetëm dy muaj më pas informatori i tij u rrëmbye nga shtëpia në orën 23.00 të mbrëmjes dhe u ekzekutua me plumb në kokë, duke u hedhur në krah të rrugës nacionale Korçë-Devoll.

Edhe pse Hoxha tha se nuk do të jepte për momentin detaje se kush është informatori, Opinion.al zbardh se ai është shtetasi Jani Kollçinaku, ose ndryshe Landi i Mirasit, banues në Miras të Devollit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Landi i Mirasit i njohur për lidhjet e tij me narkotrafikun u gjet i vrarë mëngjesin e 20 dhjetorit 2015 në krah të rrugës Korçë-Devoll shumë larg banesës së tij, i qëlluar me një plumb në kokë. Kjo ngriti dyshimin te policia se viktima është rrëmbyer dhe më pas ekzekutuar disa kilometra larg banesës së tij.

DENONCIMI

Gazetari i kronikës së zezë Artan Hoxha, i ftuar në studion e Neës 24 për të folur për raportin e fundit të policisë italiane që ka evidentuar 363 parcela droge në Shqipëri, ka lëshuar një tjetër bombë e cila sipas tij implikon policinë e shtetit, e cila sipas tij dekonspiron aksion.

Sipas Hoxhës, dy muaj pas një investigimi që ai dhe stafi i tij ka bërë mbi parcelat e drogës në jug të vendit, ai është kërcënuar nga persona të ndryshëm të lidhur me drogën.

Por ajo që e bën më të rëndë situatën është se vetëm dy muaj pas këtyre kërcënimeve, informatori i cili i ka vënë në dijeni për këto parcela, është rrëmbyer në orën 23.00 të mbrëmjes dhe është ekzekutuar me një plumb në kokë, ku trupi i tij është hedhur në anë të rrugës. Vetë Hoxha tha në Neës 24 se nuk do japë emra, por do flasë në shtator.

Por kush është personi për të cilin Hoxha flet në Neës 24 si i rrëmbyer dhe më pas ekzektuar dhe hedhur në rrugën nacionale? Dyshimet të çojnë te ngjarja e 19 dhjetorit 2015 në fshatin Miras i Devollit, ku jani Jani Kollçinaku, i njohur si Landi i Mirasit, u gjet i vrarë me plumb pas koke në anë të rrugës nacionale Korçë-Devoll, ku sipas hetimeve të policisë ai ishte rrëmbyer diku tjetër dhe ishte ekzekutuar në vendin ku u gjet.

ME TE LEXUARAT