Kuotat e vecanta- Regjistrimi në universitet, afati fundit 19 gusht

Aktualitet

fakultetiPër kandidatët të cilët janë me aftësi të kufizuar, jetimët, romët, egjiptianët, Ministria e Arsimit ka menduar të shtyjë afatin e regjistrimit. Kandidatët në fjalë kanë të drejtë të aplikojnë në universitetin ku duan të ndjekin studimet në bazë të kuotave të përcaktuara. Tarifa e studimit për një program studimi është 200lekë dhe numërohen të paktën 10 programe studimi. 

Sipas Ministrisë së Arsimit kandidatët mund të jenë jo vetëm shqiptarë, por dhe shqiptarët kosovarë apo maqedonas apo malezezë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për personat e caktuar është caktuar data 12-18, për të aplikuar në universitetin ku duan të vazhdojnë studimet. Më pas, sipas udhëzimeve të MASH, kandidatët që do aplikojnë i është parashikuar një konkurs pranimi, me të cilën do të marrin përgjigjen po atë ditë. Sipas MASH, ky regjstrim do të bëhet pran IAL-ve me datë 24 gusht. Ndërsa konkurset e pranimit zhvillohen më 25- 30 gusht, 2016. Gjithashtu theksohet se kandidatët duhet të kenë mbaruar me sukses ciklin e mesëm, me mesataret 6, përcaktuar nga MASH muaj më parë. Por përjashtohen nga ky kriter i mesatares kandidatët të cilët do të studiojnë në universitete me karakter professional.

Përsa i përket dokumentacionit, është shumë me rëndësi kopje e librezës për të verbërit apo invalidët të lëshuar nga Shërbimi Social Shëndetësor ose KMCAP. Gjithashtu duhet fotokopja e diplomës së maturës e cila njihet, dëftesa, lista e notave, karta e identifikimit, dy fotografi, kopja e mandatpagesës, Kandidatët me statusin e verbër, aftësi të kufizuar, jetimët, romët, egjiptianët duhet të dorëzojnë:

Formularin e aplikimit

DOkument identifikimi, dy fotografi, kopja e mandatpagesës.

Fituesit dalin më datë 5shtator dhe afati për t’u regjistruar në universitetin ku keni fituar është deri më datë 19 dhe nuk kanë asnjë mundësi për t’u kthyer mbrapsht.

 

ME TE LEXUARAT