Juventus transferon një futbollist shqiptar

Sport

shqiptar-juventusJuventus është përforcuar me një futbollist shqiptar. Kampionët e Serie A kanë transferuar në formë huazimi sulmuesin e talentuar shqiptar, Andi Zeqiri nga FC Lausanne-Sport, i cili do të luajë me të rinjtë e ‘Zonjës së Vjetër’.

17 vjeçari shqiptar u transferua një vit më parë te ekipi zviceran FC Lausanne-Sport nga Team Vaud, derisa këtë sezon do ta kalojë në formë huazimi në Itali.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Është nder të njoftojmë se sulmuesi i ri Andi Zeqiri është huazuar te Juventusi me të drejtë blerje në fund të edicionit. Klubi italian ka treguar dëshirë të madhe për të punuar me Andin”, shkruhet mes tjerash në komunikatën e FC Lausanne-Sport.

Andi do të jetë pjesë e ekipit U19 të Juventusit për sezonin 2016/17.

ME TE LEXUARAT