Incident i rëndë në Kosovë, 24 të arrestuar, katër policë të lënduar

Kosovë&Rajon

mushtishtiNje numer prej 24 protestuesish janë arrestuar, katër policë janë lënduar, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Këto raportohet të jenë pasojat e protestës së sotme në Mushtisht të Suharekës.

KosovaPress raporton nga vendi i ngjarjes se të lënduar lehtë ka pasur edhe nga ana e protestuesve, për të cilët Policia thotë se janë lënduar nga vetë protestuesit duke gjuajtur në drejtim të policëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Drejtori rajonal i Policisë së Kosovës në Prizren, Nexhmi Krasniqi, tha se qëllimi i Policisë ka qenë të lirohet rruga, dhe sipas tij, ata kanë arritur ta lirojnë atë, por kanë qenë serbët që vullnetarisht kanë kërkuar të mos hyjnë në fshat për shkak se kanë konsideruar se janë vonuar në pritje.

Policia në këto momente kanë nisur të tërhiqen nga fshati, ndërkohë edhe protestuesit janë duke u shpërndarë. Protesta ka qenë e dhunshme.

Kujtojmë se nga ora 07:00 e mëngjesit të sotëm banorët e fshatit Mushtisht, të komunës së Suharekës protestuan kundër ardhjes së serbëve në këtë fshat, të cilët kishin paralajmëruar pjesëmarrje në një festë fetare. Raportohet se serbët kanë vendosur të largohen dhe janë nisur për të shkuar në Manastirin e Zoçishtës në komunën e Rahovecit. /KosovaPress/

ME TE LEXUARAT