Ethet e garës për kreun e prokurorisë antikorrupsion, Ina Rama s’plotëson kriteret

Politikë

ina-ramaRefoma ne drejtesi dikton ngritjen e disa institucioneve te reja mes tyre dhe per Prokurorinë e Posacme Antikorruopsion. Ethet e perzgjedhjes se grupit prej 10 prokurorësh qe do te jene pjese e kesaj strukture kane filluar dhe disa emra te qarkullojnë ne publik.

A do te jete Ina Rama ish Prokurorja e Përgjithshme nje prej tyre. Gruaja qe ngriti peshe politiken dhe u be shenjestra e sulmit te shumices qeverisese demokrate ne vitin 2011 pas protestes se opozites se majte ku mbeten te vrare 4 demonstrues.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prokuroria e Posacme antikorrupsion është një nga strukturat e reja që pritet të ngrihet pas miratimit të reformës në drejtësi qe së bashku me Byronë Kombëtare te Hetimit i sherbejne luftes kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pra struktura te reja dhe njerez te rinj ne drejtim dhe perberje.

Prokuroria e Posaçme antikorrupsion perbehet nga 10 prokurore qe zgjidhen nga keshilli i larte i prokurorise. Edhe drejtuesi zgjidhet nga ky keshill. Dhe dhjeteshja sigurisht pritet perbehet nga figura perfaqesuese te sistemit te hetimit ne Shqiperi. Dhe nje prej tyre qe eshte perfolur se mund te jete ne krye te struktures se re te Prokurorise se Posaçme antikorrupsion eshte dhe Ina Rama që ka mbajtur detyren e Prokurores se Pergjithshme ne vitet 2007-2012.

Por burimet kane thene se ish kryeprokurorja nuk i plotëson kriteret për të qënë jo vetem ne krye, por as pjese e struktures prej 10 prokuroresh, qe do te jene pjese e asaj qe quhet SPAK. Në draftin e reformës në drejtësi është parashikuar që kreu i kesaj strukture do të zgjidhet nga 10 prokurorët që do të përzgjidhen në këtë strukture nga Këshilli i Lartë i Prokurororisë me nje mandate 9 vjecar pa të drejtë rizgjedhjeje.

Por për të qënë prokuror në ketë strukturë duhet të kesh punuar të paktën për 5 vjet me hetimin e ceshtjeve të krimit të organizuar dhe korrupsionit, kriter i cili nuk plotësohet nga ish kryprokurorja, e cila ka qënë në krye te organit të akuzës por nuk ka hetuar dosje konkrete.

Burimet bejnë me dije se edhe vete Ina Rama ka synuar për tu rikthyer gjyqtare ne Gjykatën e Apelit nje kërkesë që nuk i është miratuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësise pavaresisht se ka fituar edhe procesin gjyqësor. Aktualisht ish prokurorja e pergjitshme Ina Rama ndodhet jashte sistemit te drejtesise dhe punon si juriste ne nje prej bankave te nivelit te dyte ne vend./rtvora

ME TE LEXUARAT