Prokuroria nis hetimet për Adem Grabovcin, gati për Thacin e Veselin

Kosovë&Rajon

dosja-shefaveProkurorja Drita Hajdari, ka thënë se shume shpejt do t’i zgjerojnë hetimet në rastin e skandalit të përgjimeve “Dosja e shefave”. Ajo ka thënë se në bazë të gjetjes së provave hetimet mund të zgjerohen edhe tek bashkë biseduesit e tjerë të cilët kishin kontaktuar me deputetin e PDK-së Adem Grabovci.

Ndër protagonistët e bisedave në përgjimeve janë edhe presidenti i tanishëm, Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Kadri Veseli. Prokurorja Hajdari, ka thënë se edhe në këtë rast gjatë hetimeve nëse gjenden dyshime të bazuara nuk do të kursehet askush pa marrë parasysh postin në të cilin ndodhet ai.

“Nëse gjatë hetimeve do të gjejmë diçka të dyshimtë ose elemente të veprës penale, nuk do të hezitojmë. Do të ngritim hetime ndaj çdo zyrtari duke përfshirë edhe ata në poste të larta të Qeverisë së Kosovës. Nuk do të bëjmë përjashtim për askënd, sepse e kemi vullnetin dhe mbështetjen për t’i quar përpara hetimet. Ekipi i prokurorëve sot kemi nxjerrë një aktvendim për fillimin hetimeve në bazë të provave fillestare me të cilat disponojmë ndaj Adem Grabovcit. Tani do të shohim se ku dhe te kush do të na qojnë hetimet. Fillimisht neve na është dashur të verifikojmë incizimet e përgjimeve dhe ka dalë që janë vetë personat që flitet për ta”, ka Hajdari për Indeksonline të premtën pas dite.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkaq sa i përket personave që kanë hyrë nëpër dikastere të ndryshme qeveritare, emrat e të cilëve përmenden, gjatë bisedave të përgjuara, prokurorja Hajdari ka thënë se edhe për ata do të shikohet se a janë realizuar ato premtime për punësim dhe pastaj të ngritët hetim.

“Do të na nevojitet pak kohë për ti identifikuar personat dhe se a janë realizuar ato premtime për punësim, pastaj pas gjetjes së dyshimit të bazuar edhe ndaj tyre do të hapim raste”, ka thënë ajo.

Prokurorja Drita Hajdari është në grupin e prokurorëve, i cili u formua nga kryeprokurori Aleksander Lumezi, që të merren ekskluzivisht me përgjimet apo e njohur ndryshe si skandali i përgjimeve, “Dosja e shefave”./Indeksonline

ME TE LEXUARAT