Grabitja e filialit të BKT, ja historia e pazakontë e hajdutit që zbuloi gjithë grupin

Aktualitet

bkt-grabitjaRoland Liti (Zeka),37 vjeç rezulton të jetë hallka e rëndësishme e zbardhjes së grabitjes së bankës në zonën e ish- blllokut, pasi me një gjurmë të gishtit të tij të gjendur në vendgjarje është arritur të zbërthehet i gjithë grupi. Një ditë pas grabitjes sëbashku me 23- vjeçarin Babameto është larguar drejt Malit të Zi.

37-vjeçari është gjithashtu një personazh i njohur nga policia për vjedhje pasi është arrestuar disa herë. Ai u lirua në vitin 2013 nga burgu ku vuajti për herë të fundit dënimin prej 7 muajsh për veprën penale të vjedhjes së mbetur në tentativë. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë, me arsim 8 klasë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

NGJARJA NË VITIN 2012

Më dt.24.06.2012, rreth orës 03:35 është njoftuar salla operative të Kom.Policisë nr.4, Tiranë se, në Rr. Bardhyl”, p.16, sh.1, ap.1, i përshtatur si lokal për baste sportive me emrin “Top Bast”, Tiranë, me qirramarës shtetasin Ardit Hoxhaj, kishte hyrë një person me qëllim për të vjedhur.

Me marrjen e këtij njoftimi, punonjësit e kanë shkuar në vend-ngjarje dhe kanë kryer veprimet e para hetimore. Fillimisht ata kanë marrë kontakt me shtetasin Adi Zavalani, i cili u ka treguar se rreth orës 03:00 ka parë të vendosura një palë shkallë druri të vendosura nga ana e pasme e lokalit në fjalë. Më pas ai ka vënë re një person, i cili po bënte lëvizje të dyshimta në atë zonë, pas pallatit dhe për këtë shkak e ka pyetur se, çfarë ishte duke bërë.

Personi i panjohur i është përgjigjur se, nuk ishte puna e tij ta pyeste dhe se ai kishte hallet e veta. Në këto kushte, Adi është tërhequr dhe fshehurazi nga personi i panjohur ka telefonuar numrin 129 – salla operative e shërbimeve të policisë. Me marrjen e këtij njoftimi punonjësit e policisë së Komisariatit nr.4, kanë shkuar në vend-ngjarje dhe kanë marrë kontakt me Adi Zavalanin.

Gjatë kohës që këta të fundit po bisedonin me njëri-tjetrin kanë vënë re se, nga dritarja e lokalit në fjalë, aty ku ishin vënë edhe shkallët, po dilte një person, të cilin policët e kanë kapur menjëherë. Në momentin e kapjes, personi kishte veshur në duar një palë doreza dhe mbante në duar një kaçavidë.

Nisur nga sa më sipër, punonjësit e policisë kanë realizuare kapjen në flagrancë të tij, i dyshuar për kryerjne e veprës penale të “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134 i KP dhe e kanë shoqëruar personin në fjalë në Komisariat, për të dhënë shpjegime të mëtejshme.

Gjatë pyetjes në cilësinë e personit nën hetim, shtetasi i kapur në flagrancë ka deklaruar se quhej Roland Liti dhe kishte mohuar kategorikisht se, kishte hyrë në lokalin “Top Bast” për të vjedhur. Kur është pyetur në lidhje me dorezat dhe kaçavidën Roland Liti është shprehur se, nuk mbante mend përse i duheshin pasi, ishte i dehur.

Nga kqyrja e lokalit “Top Bast” rezultoi se, nuk ishte vjedhur asnjë send apo shumë të hollash. Por u konstatua se, disa sirtarë ishin hapur dhe disa lojra elektronike ishin të hapura me forcë në pjesën, ku depozitohen të hollat ose xhetonat e lojës.

Gjykat me datën 30 tetor të viti 2012 ka vendosur Deklarimin fajtor të të pandehurit Roland Myslym Liti (Zeka), për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes“ së mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 134/1 e 22 të K.Penal dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) muaj e 15 (pesëmbëdhjetë) ditë burgim.

Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri Roland Liti dënohet me 7 (shtatë) muaj burgim.

NGJARJA NË VITIN 2011

Me date 30.08.2011 rreth oreve te para te mengjesit ne Rr Musa Agolli, ka ndodhur vjedhja e mbetur ne tentative e nje garazhdi ne te cilin ndodhej nje makine, dhe nje motor te cilet ishin prone e shtetasit A. Xh dhe A. R. Garazhi ishte ne ne survejimin e nje kamere e cila ishte e montuar ne ambjnette e korridorit te garazhdeve.Nga ana e autoreve te te vepre penale eshte bere prerja e fijeve te korrentit te kameres nemomentin qe atokane konstatuar ate. Nga ana e policise gjyqesore jane marre pamjet qe ka fiksuar monitori deri ne momentin e prerjes se ushqyesit te korrentit, . Pamjet jane hedhur ne nje cd . Nga pamjet e rregjistruara kane rezultuar dhe autoret e vjedhjes se mbetur ne tentative Arben Xhafa dhe Roland Zeka.

Te dy keto shtetas jane takuar me njeri tjetrin ne nje local ku luhej muzike tallava, ne rr 4 dehsmoret Tirane.

Pasi kane dale nga lokali i pandehuri Roland Zeka ka pretenduar se ka marre nje motor qe ndodhej i parkuar para lokalit . Me pretendimin se po kerKojme motorrin i pandehuri sebashku me te pandehurin tjeter Arben Xhafa , kane dale ne rrugen Siri Kodra, e me pas jane futur ne Rr. Musa Agolli, ku ndodhet pallati i ndertuar nga firma CMA. Kur kane mberritur para pallatit i pandehuri Roland ka veshur nje pale doreza .

Nga hyrja kryesore e godines se banimit te dy te pandehurit nepermjet shkalleve kane zbritur e ne bodrumet e pallatit (ne katin e pare), pasi me pasre kane bere prishjen e braves se deres se ketyre shkalleve . Ato kane hyre nga dera kryesore pallatit sepse dera kryesore e hyrjes dhe daljes se garazhdeve ka qene e mbyllur kjo e fundit hapet dhe mbyllet me telekomande. Dyer te garazhdeve jane te pajisur me fleta metalike me vrima per tu ajrosur.

Kjo flete ndodhet ne nje lartesi te konsiderueshme nga toka. Te pandehurit pasi kane zbritur poshte ne garazhde kane filluar te kontrollojne duke pare nga vrimat qe kane vete keto dyer dhe kane filluar hapjen eketyre garazhdeve. Meqenese dyert hapeshin me telekomande te pandehurit kane filluar te prishin paketne e telekomandes.

Per te realizuar hapjen e tyre ne fillim duhej te c `aktivizonin komandimin me telekomande dhe per tab ere kete ato duhej te te hapnin kapakun e paktes elektronike dhe te leviznin nje doreze e cila lejon te hapet dera mekanikisht. Kjo pakete eshte e montuar ne anesoren e deres se garazhdeve, te pandehurit pasi kane bere te gjitha keto veprime kane hapur garazhdin e shtetasit A. Xh ne te cilin ishte makina BMW si dhe garazhdin e shtetases A .R.

Ku kane shkuar para deres se garazhdit te Albana Ribes ato kane pare nepermjet vrimave se cfar ka brenda ne ate moment kur i pandehuri Arben po ngrinte te pandehruin Roland, ne krahe, kane konstatuar se ka nje kamer e cila ishte e instaluar per te vrojtuar garazhdin e shtetases Albana Riba. Te pandehurit menjehere sapo kane pare kameren i kane ndeprere veprimet e tyre per te pare cfar ka brenda garazhdit duke u larguar per tju shmangur rrezes se vrojtimit te kameres.

I pandehuri Arben Xhafaj largohet, nga ambjentet e garazhdeve se kishte friken se mos ishte rregjistruar nga kamera . Ndersa i pandehuri Roland Zeka vazhdon me veprimet e tija kriminale duke mprere fijen e korrentit, te kameres per ta nxjerre ate jashte funksioni . Momenti i rregjistrimit dhe i prerjes se fijes si dhe prania e sensoreve sinjalizues, ka adhene sinjalin e alarmit tek monitori i kameres i cili ka qene i vendosur tek ambjente e apartamenti te shtetases A. R.

Ajo se bashkua me babain e saj kur kane pare se monitori i kameres nuk punonte kane zbritur poshte kane pare te demtuar deren e garazhdit te saj ne te cilen ndodhej nej automjet tip Benz me targa TR8871P dhe nje motor tip “Piaxho” me targa TR 608 G, si dhe fijen e prere te korrentit te kameres. Menjehere shtetasja A. R ka njoftuar policine. Zbritja e A. dhe babit te saj poshte per ne garazh ka penguar si duket veprimet e metejshme te pandehurve.

Te pandehurit ne hetim nuk kane pranuar akuzen nga ana e tyre eshte ngritur alibia se atyre u kishte humbur nje motor dhe po e kerkonin tek pallati i CMA dhe nuk kishin per qellim te kryenin vejdhjen e ndonje makine apo motorri.

Lidhur me akuzën që i bëhet, i pandehuri Arben Xhafa si gjatë pyetjes së tij me cilësinë e “personit që tregon rrethana të hetimit”, ashtu dhe gjatë pyetjes me cilësinë e “të pandehurit”, është shprehur se: “…ate nate ai ka qene ulur per te pire ne nje lokal i cili ndodhet ne afersi te gjimnazit Partizani ne Rr “4 Deshmoret” ne te cilin luhet muzike tallava dhe ne tavolin i eshte ulur i pandehurit tjeter Roland Zeka i cili ka ardhur i pire, pasi kane pire dicka dhe aty dhe kane biseduar janene ngritur ne oren 03.00-03.15 pasi ne ate ore mbyllej lokali dhe kur kane dale perjashta, ne ate moment i pandehuri tjeter Roland Zeka i ka thene se i paskan vjedhur motorrin, pasi e ka pyetur se cdo te bente i pandehuri Roland i ka thene “A do vish me mua ?” dhe kane vendosur te dalin e ta kerkojne. Ne afersi te Rr. “Siri Kodra” poshte nje pallati ato kane pare qe dera e garazhdeve ka qene e hapur dhe kane hyre aty duke levizur neper korridore te garazhdeve me kerkesen e vete te pandehurit Roland Zeka, i cili ka dyshuar se motorri i tij mund te ishte ne nje nga to garazhde. I pandehuri Arben Xhafa e ka ndihmuar duke e mbajtur ne krahe per te pare brenda nje garazhdi se mos e kshte brenda motorrin dhe ne momentin qe ka pare kameren aty e ka leshuar pertoke te pandehurin Roland Zeka.

Me 20.05.2011 në aplikim të nenit 406/1te Kodit te Procedures Penale, dënimin e të pandehurit Roland Zeka me 10 (dhjetë) muaj burgim

ME TE LEXUARAT