Gjesti human, organet e Justin Wilson u dhurohen 6 personave

Sport

just6 persona të sëmurë do të marrin organet e piltot britanik Justin Willson, i cili humbi jetën pas një aksidenti fatal në garat e IndiCar në Pensilvani. Vëllai i 37-vjecarit, Stefan Willson, në një postim në tëitter theksonte se Justin ka shpëtuar 6 jetë njerëzish që ishin në pritje të një dhuruesi për t’u nënshtruar transplanteve të organeve të ndryshme.

Willson qëndroi për 24 orë në koma pas goditjes që mori në kokë nga një pjesë e shkëputur nga makina e Sage Karam, i cili u përplas dhunshëm në murin mbrojtës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I pafat piloti britanik, i cili pasi mori një goditje në kokë humbi kontrollin e makinës së tij për të përfunduar në pjesët anësore të pistës. Edhe pse u shtrua me urgjencë në spital, ai humbi jetën nga plagët e marra.

Justin Wilson që nga viti 2008 ka marrë pjesë në garat e IndiCar, ndërsa në vitin 2003 ka qenë pilot i Minardit në Formula 1, ku ka garuar në 16 cmime të mëdha, por pa lënë gjurmë. Supersport

ME TE LEXUARAT