Bënte propagandë pro ISIS, Italia dëbon sipërmarrësin shqiptar

Aktualitet

isis-655x356Dëbohet një tjetër shtetas shqiptar nga Italia si masë kundër rrezikut terrorist në vend. Publikuar nga ministri i Brendshëm italian Angelino Alfano, ky lajmterrorizon vendin. Ai ka deklaruar se ka nënshkruar urdhërin e dëbimit për Sajmir Hidrin me origjinë shqiptare e rezident më provincën e Ferrarës per shkak të aktivitetit të tij pro propagandës së shtetit islamik.

Mësohet se shqiptari Sajmir Hidri, 34 vjec ishte rezident prej shumë vitesh në provincën e Ferrarës kur kishte mbërritur në moshë minorene.

Jetonte në komunën e Vigarano Mainarda prej 14 vitesh e prej vitit 2004, vetëm 23 vjec, ishte sipërmarrës i shoqërisë së tij të ndërtimit “Alba Costruzioni” e njohur në këtë provincë sidomos për ndërtimin e vilave me dekore fasade prej guri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas rrëfimeve të banorëve të zonës e të miqve të tij Sajmir Hidri vetëm prej pak muajsh kishte ndryshuar sjelle, duke rritur mjekrën e duke u izolouar gjithmonë e më shumë.

Sajmir Hidri frekuentonte komunitetin mysliman në provincën e Ferrarës e sipas dëshmive kishte marrë pjesë dhe në iniciativën e fundit të pak javëve më parë, të ndërmarrë nga komuniteti mysliman me një lutje të përbashkët në kishë në shenjë mesazhi paqe e tolerance mes feve.

Sipas Ministrit të Brendshëm italian ka shkuar në 108 numri i shtetasve me origjinë të huaj e rezident në territorin italian të dëbuar nga Italia.

ME TE LEXUARAT