Ja çmimi që dha Arsenali për Shkodran Mustafin

Sport

shkodran-arsenalArsenali ka kompletuar transferimin e Shkodran Mustafit nga Valencia.

Shkodran Mustafi edhe zyrtarisht është lojtar i Arsenalit. Klubi anglez përmes sajtit zyrtar ka bërë të ditur se ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të Gjermanisë, Shkodran Mustafi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas mediave angleze, Mustafi i ka kushtuar Arsenalit 35 milionë funte. Fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë, ka thënë se kjo është një ditë speciale për të.

“Kalimi në Arsenal më ka bërë të ndihem mrekullueshëm”, ishin fjalët e para të Mustafit si lojtar i Arsenalit.

ME TE LEXUARAT