Drogë me fitime marramendëse, burg për xhaxhanë e Durim Bamit dhe shokun e tij

0

deeeeeGjykata jep masën “arrest me burg” për Fadil Bamin dhe Eduard Gjatën. Fadil Bami është xhaxhai i Durim Bamit, i të arrestuarit që bëri emër në çështjen Doshi – Meta.

Këta dy persona janë vënë në pranga në Tiranë më 3 gusht në kuadrin e operacionit “Summer 2016” që u finalizua, pas një hetimi intensiv 2-mujor ,me arrestimin në flagrancë të 2 shtetasve për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim” si dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”.

Kliko per me shume info

Të arrestuar ishin:

Fadil Bami, lindur dhe banues në Nikel të Krujës dhe Eduart Gjata, 39 vjeç, banues ne Tiranë.

Arrestimi i tyre u krye në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ku rezultonte se shtetasit Fadil Bami dhe Eduart Gjata në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin aktivitet kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, kryesisht Heroinë, në zonën e ish-Parkut të Autobusëve dhe Unazës së Re, në kryeqytet.

Nisur nga këto rrethana, agjentet e operacioneve speciale dhe antidrogës, te cilët i mbanin nën vëzhgim të dyshuarit, i ndaluan në një lokal në brendësi të nje kompleksi pallatesh të te reja ne zonen e ish parkut ne momentit qe po kryenin shkembimin e shitjen e lendes narkotike. Nderkohe ne kerkim jane dhe dy bashkepunetore te tjere te cilet jane te identifikuar nga ana jone.

Nga kontrolli i ushtruar në çantën që kishin me vete u konstatuan 10 pako të mbështjella me natriban me ngjyrë kafe dhe qese plasmasi transparente, me lëndë narkotike te dyshuar Heroinë.

Lënda narkotike e sekuestruar në kuadër të këtij operacioni në tregun europian shkon në vlerën rreth gjysëm milion euro. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Fadil Bami, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik dhe dy krehëra me fishekë, gjithashtu u sekuestrua edhe 1 automjet tip “Volswagen”.

Materialet e mësipërme do t’i dërgohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprat penale“Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajte pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.