Bankers vendos fundin e shtatorit për shlyrjen e transaksionit

Aktualitet

Vendoset fundi shBankers-655x356tatorit për të shitur Bankers Petroleum Ltd, kompania që ka me koncesion fushën naftëmbajtëse të Patos Marinzës.

Kompania Bankers Petroleum njoftoi sot se është finalizuar një shtyrje e transaksionit të koorporatës tek degët e Geo-Jade Petroleum Corporation.

Marrëveshja e cila daton më 19 Mars, 2016, finalizon në fund të shtatorit.

Marrëveshja parashikon që Geo-Jade blen të gjitha aksionet e Bankers përmes degëve të saj me një çmim prej C$2.20.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Përfundimi i transaksionit mbetet ende subjekt i miratimit nga Administrata Shtetërore Kineze e Këmbimit Valutor (SAFE). Afati i miratimit nga Republika Popullore e Kinës është shtyrë për në 30 Shtator 2016.’’- njofton kompania Bankers Petroleum.

Nëse Bankers vendos të mbyllë marrëveshjen si pasojë e mosmiratimitnë marrëveshje parashikohet një tarifë terminimi prej 20 Milion dollar.

Në një njoftim për shtyp të Bankers thuhet se:‘’Kundrejt kësaj shtyrje, Geo-Jade ka rënë dakord (që në 29 Korrik 2016, data e amendimit të marrëveshjes) se nëse SAFE nuk e miraton marrëveshjen deri më 30 Shtator, 2016 Bankers ka të drejtë të marrë US$ 20 Milionë si tarifë terminimi nëse Bankers vendos të mbyllë marrëveshjen si pasojë e mosmiratimit” .

Ndërkohë, palët kanë rënë dakord për të shtyrë afatin e fundit për transaksionin deri në 31 Tetor, 2016 për të patur kohën e nevojshme për të mbyllur këtë proces, por në rrethana të caktuara ky afat mund të shkurtohet në 30 Shtator 2016.

Zyra e shtypit njofton më tej se me përfundimin e suksesshëm të transaksionit, aksionet e Bankers nuk do të tregtohen më në bursën e Torontos dhe të Londrës.

ME TE LEXUARAT