Arrestohet bosi shqiptar i drogës pas 11 viteve në kërkim

Aktualitet

baroni-drogesPas 11 vitesh në kërkim, policia italiane e qytetit të Milanos ka arrestuar shqiptarin 48 vjeçar Nimon Zogaj i dënuar nga drejtësia italiane me 22 vite burg me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Akuza ndaj tij i referohet periudhës kohore 1997-1998, kur Zogaj ishte pika e referimit të trafikut të drogës në të gjithë rajonin e Lombardisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në ato vite pasi e kuptoi se policia italiane ishte vënë nën gjurmët e tij Nimon Zogaj u arratis në Zvicër, nga ku u riatdhesua në Itali më vitin 2005.

Pasi bëri një muaj burg, ai u la nën hetim në gjëndje të lirë deri në pritje të vendimit të drejtësisë italiane. Nga ai moment, pra që nga viti 2005, policia italiane kishte humbur gjurmët e tij.

48-vjeçari shqiptar Zogaj u identifikua dy ditë më parë në kufirin mes Malit të Zi e Kosovës. Ai u arrestua nga komanda provinciale italiane e seksionit Catturandi.

ME TE LEXUARAT