Kurbin, sekuestrohet arsenal armësh, arrestohet 39-vjecari

Aktualitet

arme-lezheSekuestrohen armë zjarri, granata e municione luftarake ndersa arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre ne Kurbin.

Policia e shtetit, beri me dije diten e sotme se me datë 11.11.2015, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, Efektivët e Komisariatit Kurbin, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Luan Ndregjoni, 39 vjeç, banues në Kurbin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas burimeve zyrtare, hjatë kontrollit të ushtruar në ambjentet e banesës së tij janë gjendur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pushke -10 gjysem automatike, 128 fishekë luftarak, dy granata dore dhe dy ndezes te granatave.

Policia ka thene se materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin per vepren penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municionit" parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT