Përgjaken rrugët e Vlorës, tjetër aksident i rëndë

Aktualitet

aksidenti-vloreNjë 48-vjeçare është viktima e aksidentit të radhës sot në Vlorë, përkatësisht  në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Ismail Qemalit”.

Sipas policisë, gruaja është goditur nga 32-vjeçari Mandi Veshaj, banues në fshatin Mekat të Vlorës, i cili drejtonte automjetin tip “Golf”. Mësohet se zonja ishte duke lëvizur me biçikletë në momentin që u përplas nga automjeti dhe për pasojë ndodhet në Spitalin Rajonal të qytetit bregdetar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit për “Shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimin e automjetit në mënyrë të parregullt”.

ME TE LEXUARAT