“Zuckerbergu” shqiptar, shkoi klandestin në Itali, ka biznes 25 milionë euro

Kliko per me shume info

zuckerberguAi shkoi si emigrant i paligjshëm në Itali me gomone kur ishte vetëm 16 vjeç, ndërsa sot drejton një kompani me vlerë 25 milionë euro.

Gazeta italiane “Corriere della Sera”, i kushtoi një artikull shqiptarit Uljan Sharka, i cili shkoi në Itali në vitin 2008 në mënyrë të paligjshme. Ai nisi të punonte në një bar dhe më pas në një dyqan kompjuterësh.

Kliko per me shume info

Ai është rritur duke studiuar në mënyrë autodidakte për teknologjinë, duke themeluar më pas edhe një kompani “start-up” në fushën e programimeve kompjuterike. Tetë muaj më parë, ai ishte i vetëm, ndërsa tani ka të punësuar 25 persona të rinj, ndërsa vazhdon rekrutimet e reja.

Shqiptari thotë se punëson një person çdo tre javë, kryesisht inxhinierë. Ai themeloi kompaninë iGeniues, e cila u prezantua fillimisht në Kanë duke qenë ndër më premtueset. Aktualisht është financuar me 1.5 milionë euro nga dy biznesmenë, të cilëve u kanë pëlqyer idetë e tij. Sharka ka rezervë edhe një softuer tjetër, projekte të tjera për të zhvilluar për ndërmarrje të vogla dhe të mesme.

Sipas ekspertëve potencialiteti i softuerëve të tij është i njëjtë me ato të Facebook, duke e cilësuar Sharkën kështu si një Zuckerberg i ri.

Në shtator, me rastin e TechCrunch në San Francisko, kompania e tij do ta prezantojë projektin e ri zyrtarisht, ku do të jenë të pranishëm specialistët më të mirë të teknologjisë.

“Softueri lexon në kohë reale të dhënat e mëdha në rrjetet sociale, i përpunon dhe më pas këshillon si të përmirësosh marketingun në platformat vetjake duke përdorur teknologjinë si levë”, thotë Uljani.

Me programin e tij “crystal” mjafton të kërkosh dhe për dy sekonda të del një dritare që të thotë se kush ishte postimi që ka emocionuar më shumë, cili hashtag ose ngjyrë ka patur më sukses etj.

“Mund të përmirësosh marketingun online me vetëm një klik”, thotë Uljani. Duket paksa banale për ata që nuk e kuptojnë shumë teknologjinë, por ekspertët mendojnë se është një mrekulli teknologjike, pasi dhjetëra kollosë informatike kanë prenotuar vendet për të parë softuerin që ende nuk ka dalë.

“Na ka mbështetur fuqimisht Google dhe falë tyre kemi realizuar versionin e parë të ‘crystal’ në vetëm katër muaj”, tregon i riu shqiptar. Ideja e tij shpesh cilësohet si revolucionare. “Konsulenca me të tjerë do të jetë e kotë, pasi me këtë program mund të bëhet gjithçka vetë duke përmirësuar marketingun në bazë të të dhënave që jep programi”, tregon ai.

Ikja nga Shqipëria

I riu thotë se ishte i shkëlqyer në shkollë, por s’kishte para për të vijuar studimet. Ai e braktisi shkollën në vit të 2 të gjimnazit për të shkuar në Itali. “Doja të krijoja diçka të madhe, diçka timen, por në Shqipëri nuk e kisha këtë mundësi”, rrëfen Uljani.

Në 2012 kur krijoi me kursimet e tija iGeniues, klientët mendonin se ai kishte shumë punonjës, por uljani e bënte gjithçka vetë. Teknik, konsulent, ekspert kontabël, i bënte të gjitha vetë në një shtëpi ku jetonte.

“Sot vlerësohemi 25 milionë euro në treg dhe do të hapim degë në Londër dhe San Francisko. Për katër vjet pres zgjerim të madh të kompanisë dhe duam të bëhemi e para start-up në Itali që të kalojmë vlerën 1 mld dollar”, thotë krahu i djathtë i Uljanit, Gregorio Cutelle.

Kush e njeh mirë Uljanin, e di se ai punon fortë dhe flet pak, si Zuckerberg. Ka pak a shumë edhe të njëjtin vizion për tregun. “Do t’ia jap platformën time falas ndërmarrjeve të mesme, që të rriten me publicitetin dixhital pa i rënduar me kosto të kota”, thotë ai.

Në planet e tij nuk përfshihet pasuria apo të bërit miliona. Por ndoshta dhe në bazë të historisë së jetës së tij, “ideja që burimet japin prodhim kur janë të kapshëm nga të gjithë”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here