Ikën ” Zogu i Tiranës”, Aldo: Erdhe këtu si zoçkë e vogël, më vjen për të qarë!

Kliko per me shume info

zogutiranesPas 5 vjetësh punë në emisionin “Aldo Morning Show”, pas të qeshurave pafund që i ka dhuruar publikut, “Zogu i Tiranës” largohet nga emisioni i mëngjesit.

Hermes Nikaj zbuloi sot planet e reja që do të vijnë në shtator. Duket se ‘Zogut’ do t’i besohet një tjetër projekt dhe siç tha edhe ai, nuk do të largohet nga ky televizion.

Kliko per me shume info

Urimin e veçantë ja bëri moderatori i emisionit Aldo Lipe, i cili njihet për humorin dhe karizmat që bën me gazetarin Nikaj.

“Zogu do na mungosh. Të uroj të shkosh lart e më lart. Erdhe si zoçkë e vogël këtu dhe je bërë një zog me flatra. Të rrosh e të na kujtosh. Më vjen për të qarë..”

E ndërsa ‘Zogu i Tiranës’ u emocionua tej mase nga fjalët e moderatorit, falënderoi edhe ai emisionin ku është rritur dhe sipas tij ka marrë audiencë maksimale.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here