Zjarrvënie e qëllimshme në Spitalin Amerikan, dy paciente vdesin, katër të plagosur

Kliko per me shume info

spitali-amerikan-zjarrRendohet bilanci i ngjarjes se rende te ndodhur ne spitalin amerikan 2 ne Tirane. Dy paciente humbën jetën, dy u plagosën rëndë si dhe dy infermiere janë lënduar paraditen e sotme kur dhoma ku ofrohej shërbim për të sëmurët me hepatitin C u përfshi nga flakët rreth orës 11:00 të 25 korrikut 2016.

Policia dhe burimet në vendgjarje thanë se 2 pacientë janë konfliktuar me njëri-tjetrit dhe më pas njëri prej tyre ka hedhur benzinë në drejtim të pacientit tjetër dhe me pas i ka vënë zjarrin.

Kliko per me shume info

Fillimisht pati konfuzioni informacioni për viktimat. Burimet në vendngjarje thanë ndërroi jetë personi që hodhi benzinë ndaj pacientit tjetër, ndërsa orë më vonë policia konfirmoi Viktimat janë:
Sanie Sulaj, 55 vjeçe nga Mamurrasi e cila ka gjetur vdekjen si pasoje e asfiksisë
Hani Mali, 55 vjeçe, banuese në Laç. U gjet e vdekur poshtë një krevati.

Policia e Tiranës sqaroi pak orë më vonë se me nderhyrjen e infermierëve është bërë e mundur shuarja e zjarrit mbi autorin e dyshuar dhe të dëmtuarin të cilët janë rëndë. Dy viktimat kanë qenë në dhomën ku po merrnin shërbimin e dializës pacientët me hepatitin

Deklarata e policise:
Më datë 25.07.2016, rreth orës 11:00, tek spitali Amerikan, në brendësi të pavionit të Hemo-Dializës, ka rënë zjarr.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë shërbimet policore dhe zjarrfikset të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Shërbimet e komisariatit të Policisë nr 3 nxorrën jashtë godinës pacientët që ndodheshin brenda.

Nga veprimet paraprake te grupit hetimor i cili ndodhet  në vendin e ngjarjes  dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar me dashje nga pacienti i identifikuar si Lefter C., 57 vjeç .

Dyshohet se ka lind një konflikt midis dy  shtetasve Lefter .C  dhe shtetasit  D.Saraçi, 47 vjeç.

Shtetasi Lefter .C pasi ka mbaruar dializen ka shkuar në dhomën e shtetasit D.S , ka nxjerrë nga qesja një bidon dhe  dyshohet të ketë spërkatur me benzinë shtetasin  D.S dhe me pas i ka  vënë zjarrin.

Me nderhyrjen e infermierëve është bërë e mundur shuarja e zjarrit mbi autorin e dyshuar dhe të dëmtuarin .

Shtetasi D.Saraçi ka qenë i shtruar dhe merrte mjekim dhe në të njejtën dhomë me të ka qenë duke marrë mjekim dhe pacientja  Sanie Sulaj , 55 vjeçe nga Mamurrasi e cila ka gjetur vdekjen si pasoje e asfiksisë.

Aktualisht shtetasi D.Saraçi ndodhet i shtruar në sallën  e reaminacionit pranë spitalit Ushtarak, kurse autori i dyshuar ndodhet në spitalin American 2 .

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here