Zjarri me tre të vdekur, Spitali Amerikan rrezikon heqjen e kontratës

Kliko per me shume info

spitali-amerikan16Spitalit Amerikan rrezikon t’i hiqet kontrata. Pas tre viktimave ne shërbimin e hemodializes, Fondi i Sigurimit te Kujdesit Shëndetësor ka nisur tashme hetimin.

Nëse pacienteve qe humben jetën apo te tjerëve qe u rrezikuan, iu është cenuar cilësia dhe standardi i shërbimit, spitali privat rrezikon kontratën me qeverinë shqiptare per shërbimin miliona euro te dializës.

Kliko per me shume info

E pyetur per standardet, nëndrejtoresha e Fondit te Sigurimeve te Kujdesit shëndetësor, Alketa Hila, nuk përjashton radhet apo pritjet e pacienteve ne shërbimin e dializës.

80 euro per çdo séance paguhet spitali Amerikan ne Tirane, por dhe kompania “Diavita shpk” per shërbimin e hemodializes qe iu është dhene me koncesion. 120 shtretër ka aktualisht privati per te ofruar shërbimin e dializës.

Ne spitalin Amerikan askush nuk pranon te flasë per situatën. Madje edhe mjeku i njoftuar per konference per te dhëne informacion mbi gjendjen e 2 te plagosurve e anuloi daljen. Ndërkohe ne sallën e shërbimit te hemodializes gjithçka është shkrumbuar.

Nëse Amerikani do te kishte instaluar sistemin e fikjes se zjarrit, do te menaxhonte radhët apo gjendjen psikologjike te pacienteve qe marrin dialize, ngjarja padyshim nuk do te kishte këto pasoja.vizion-plus

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here