Flet infermieri i Spitalit Amerikan: Pashë tmerrin me sy ...!

Aktualitet

spitali-amerikan-zjarr1Infermieri, i cili mbeti i plagosur nga masakra e ditës së hënë e shkaktuar nga 57-vjeçari Lefter Canaj, ka dhënë dëshminë e tij para oficerëve të policisë.

Ai ka rrëfyer të gjithë ato çfarë kishte parë në momentin kur po i shërbente pacientëve që ndodheshin në dhomë. 34-vjeçari nga Berati, Stilian Bardhi, është shprehur para oficerëve se gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe se situata ishte shumë e vështirë të parandalohej. Nga shpërthimi i zjarrit në repartin e Hemodializës në spitalin privat, të shkaktuar nga Lefter Canaj, humbën jetën katër persona (edhe vetë autori) dhe mbetën 20 të tjerë të plagosur. Deri më tani, oficerët e policisë bëjnë me dije se është mundur të administrohet vetëm dëshmia e infermierit të plagosur, i cili ka parë gjithçka ndodhi në atë moment. Infermieri është shprehur se momentin kur ka ndodhur ngjarja ka qenë duke i shërbyer pacientëve të tjerë, ndërsa kishte mbaruar procedura e marrjes së dializës me Lefter Canajn.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dëshmia

“Kam parë një tmerr të vërtetë. Ndodhesha aty duke u shërbyer pacientëve që në atë moment po merrnin dializën. Ishin katër persona të shtrirë dhe me aparatura të vendosura. Sapo kisha mbaruar punë me Dashamirin dhe, më pas po sistemoja pacienten tjetër, Sanije Sulaj. Ishte një procedurë si çdo ditë tjetër. Me pacientin Lefter Canaj kisha mbaruar punë totalisht dhe, ai po bëhej gati të dilte nga dhoma. Kush do ta mendonte se do të kryente ai person një veprim të tillë. Aty është një vend ku të gjithë vijnë për t’u shëruar dhe jo të kryejnë veprime të tilla. Nuk kam qenë aspak i vetëdijshëm në ato momente, isha i fokusuar tek puna. Në një moment bërtet Sanija, të cilës sapo i kisha vendosur aparaturat për të marrë dializën. Aty Lefteri po zbrazte shishen e benzinës mbi Dashamirin. Kur u rrëzua në tokë mendova se do ta ndaloja, por vetëm kur ja plasi flaka në një moment dhe aty u përvëlova nga flakët. Ishte e pamundur të ndërhyja i vetëm, pasi më përcëlloi flaka. U mundova të shpëtoja pacientët aty, por ishte e kotë, erdhën dhe më ndihmuan të tjerët. Nuk e di si ndodhi ajo ashtu, nuk i kisha dëgjuar ndonjëherë ata të dy të kishin ndonjë konflikt. Se di pse hetimi e bëri Lefteri këtë gjë. Unë shkoja i shikoja teksa merrnin dializën dhe nuk pata dëgjuar ndonjë sherr”, është kjo dëshmia e infermierit e dhënë për policinë./Shekulli/

ME TE LEXUARAT