“Të dënuarit panë tmerr me sy, polici i braktisi, u hodhën nga kati i 3-të”

Aktualitet

shenkolliiiNjë person i afërm i një prej të burgosurve në burgun e Shën Kollit në Lezhë ka folur për “News 24” dhe ka rrëfyer se të dënuarit kanë parë tmerr me sy momentet kur kishin shpërthyer flakët e zjarrit që sipas tij, ka ndodhur për shkak të një shkëndije elektrike.

“Aty ka rënë zjarr nga shkëndijë elektrike dhe jo sic thuhet në media, polici i shërbimit ka marrë celësat dhe i ka lënë të burgosurit brenda të gjithë, të gjithë të dënuarit kanë dalë nga dritaret. Njerëzit janë hedhur nga katet e dyta dhe të treta…Zjarri ka ndodhur nga një shkëndije elektrike, janë ca bombola që i përdorin për të pirë kafe dhe ato kanë shpërthyer pastaj. Po të kishte kompetencë nga policia s’do kishte ndodhur kjo që ndodhi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po një person nga Miloti ka vdekur dhe 3­4 të tjerë janë plagosur dhe janë në gjendje të rëndë. Aty kanë ardhur të gjithë me vonesë, kanë parë tmerr me sy të burgosurit, polici ka ikur dhe i ka braktisur. Aaty janë me kamera dhe të gjitha verifikohen të hapen kamerat”, tha i afërmi i të dënuarit. Këto informacione ai tha se ia ka thënë i afërmi i tij i burgosur në këtë burg.

ME TE LEXUARAT