Zjarri në burg, reagon Manjani: Prokuroria të vlerësojë çdo provë!

Aktualitet

manjani15Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar në lidhje me zjarrin e rënë në burgun e Shën Kollit, ku humbi jetën një i burgosur dhe u plagosën disa të tjerë.

Një raport i Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) deklaroi sot se zjarri nuk ra si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit, ndryshe nga sa u deklarua nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Burgjeve. Në këtë aspekt, ministri i Drejtësisë thotë se i takon Prokurorisë për të konfirmuar dhe vërtetuar ligjërisht shkakun e vërtetë dhe për këtë duhet të priten hetimet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“E vërteta mbi çdo ngjarje kriminale konfirmohet nga Prokuroria. Vetëm Prokuroria e Shtetit ka detyrën të vlerësojë çdo provë”, thekson në reagimin e Manjanit. Kjo deklaratë duket si një përgjigje e drejtpërdrejt ndaj raportit të ISHTI-t, që përgënjeshtroi dy institucionet e mësipërme që dhanë variant të gabuar të rënies së zjarrit. Megjithatë ende nuk është specifikuar shkaku i vërtetë, ndërsa ISHTI thekson se bombola që pretendohet të jetë shkaktar, nuk është prekur fare nga zjarri dhe është në rregull.

 

ME TE LEXUARAT