Burgjet: Ja për cfarë ishte dënuar i vdekuri nga zjarri në Shënkoll

Aktualitet

burgjeDrejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se pasditen e sotme në IEVP Lezhë rreth ores 15.33 ka shpërthyer një bombul gazi gjatë gatimit në ambjentet e paraburgimit.

Në moment kanë nderhyre forcat e policise për nxjerjen e të paraburgosurve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga zjarri i ndodhur ka humbur jetën një i paraburgosur Flamur Sula i` cili eshte gjetur i asfiksuar në banjon e dhomës. Flamur Sula është i denuar me 10 vjet ne shkallen e pare per tentative vrasje.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta të policisë si edhe drejtori i pergjithshëm i burgjeve. Gjithashtu po kryhen hetime nga prokuroria e Lezhës për zbardhjen e ngjarjes.

Ndërkaq situata është qetësuar dhe po merren masa për normalizim në ambjentet e burgut.duke futur te paraburgosurit neper dhoma.

ME TE LEXUARAT