Dje ranë dakord, sot e rrëzojnë, Xhafaj: Hahn nuk është marrëveshje, por letër!

Kliko per me shume info

xhafajDeputeti i Partisë Socialiste, njëkohësisht dhe kryetari i komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj, ka hedhur poshtë në mënyrë krejt flagrante marrëveshjen e arritur dje mes mazhorancës dhe opozitës me ndërmjetësimin e komisionerit të Bashkimit Europian, Johannes Hahn.

Duke folur në mbledhjen e tensionuar të Konferencës së Kryetarëve mëngjesin e sotëm, Xhafaj tha se komisioni i reformës në drejtësi mbrëmë nuk mund ta miratonte këtë pr/draft pasi konsensusi me ndihmën e Hahn është një “copë letër”.

Kliko per me shume info

“Hahn nuk është marrëveshje, por letër. Komisioni nuk mblidhet për të lexuar letrën e Hahn. Komisioni mblidhet për të shqyrtuar ligje”, tha Xhafaj.

Deputeti socialist bie në kundërshtim me deklaratën e shefit të tij, Kryeministrit Edi Rama i cili dje përshëndeti publikisht marrëveshjen e arritur me Partinë Demokratike me ndërmjetësimin e eurokomisionerit Hahn.

Kjo marrëveshjes PS-PD u përshëndet edhe nga vet Hahn por edhe nga Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe zyrtarë të tjerë të lartë të BE.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here