Kujdes nga WhatsApp, ja çfarë iu bën mesazheve të fshira!

Kliko per me shume info

whatsapp“Privatësia dhe siguria është në ADN-në tonë”, thotë WhatsApp në ueb-faqen e tij.

Por hulumtuesit e sigurisë pretendojnë se aplikacioni i famshëm për mesazhe i mban gjurmët e bisedave edhe pasi ato janë fshirë nga përdoruesit.

Kliko per me shume info

Përderisa nuk i vendosë përdoruesit në rrezik, kjo krijon një mundësi potenciale të vjedhjes së informacioneve nga njerëzit që kanë qasje në një pajisje, transmeton Gazeta Express.

Jonathan Zdziarski shkroi në një postim në blog: “Përderisa ekspertët thonë se enkriptimi kontrollon WhatsApp-in, duket se versioni i fundit i testuar i aplikacionit lë gjurmë të bisedave tuaja, edhe pasi ato të jenë fshirë, pastruar ose arkivuar… madje edhe nëse i pastroni të gjitha bisedat”.

“Në fakt, e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga ato biseda është duke e fshirë gjithë aplikacionin”, shtoi ai.

MailOnline kontaktoi WhatsApp-in për koment mbi këtë çështje por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here