Vuçic takohet me Thaçin e Mustafën

Kliko per me shume info

thaci mustafaKryeministri serb, Aleksandër Vuçiç ka thënë se pret që së shpejti të takohet me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa si dhe presidentin, Hashim Thaçi.

Shefi i qeverisë serbe njëherit ka shtuar se të dyja palët duhet të punojnë së bashku në interes të serbëve dhe shqiptarëve, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.

Kliko per me shume info

Vuçiç në një konferencë për media në Bruksel kur është pyetur se gjatë bisedimeve me zyrtarë të lartë amerikanë dhe evropianë a ka marrë vesh se Perëndimi do t`i jap një shtysë autoriteteve në Prishtinë për të kryer detyrat e saj rreth çështjes së marrrëveshjeve të Brukselit si dhe krijimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe ka thënë se as “Beogradi nuk bëri gjithçka që është pritur dhe do të vazhdojnë bisedimet me Prishtinën, në dialogun që është i rëndësishëm për Serbinë”.

Sipas tij, të dyja palët kanë shumë për të bërë dhe se nuk do të jetë e lehtë dhe e thjeshtë, por ka theksuar se nuk dëshiron që të thotë diçka të shëmtuar dhe të keqe për këdo.  “Nuk dua që të fitojë poena politik në shtëpinë time dhe ta shajë dikë. Unë jam i interesuar vetëm në rezultate, dhe ato janë paqja dhe stabiliteti për serbët dhe shqiptarët, që të shikojmë se çfarë mund të bëjmë së bashku në të ardhmen” ka thënë Vuçiç.

Kreu i ezekutivit serb gjithashtu ka bërë me dije se një konferencë biznesi do të organizohet në Nish së bashku me Shqipërinë, duke thënë se Serbia dëshiron të bashkëpunojnë me këtë vend dhe që “rrugët të jenë të kalueshme për shqiptarët”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here