Vuçiç: S’duam luftë, me shqiptarët do jetojmë edhe për një mijë vjet

Kliko per me shume info

vucic“Me shqiptarët e Kosovës do të jetojmë edhe një mijë vitet e ardhshme dhe për këtë duhet të bashkëpunojmë në të mirë të të dyja palëve, që të gjejmë mundësitë më të mira politike, por duke mos i dëmtuar interesat kombëtare të asnjërit”, ka deklaruar sot kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç gjatë një konferencë për media të mbajtur në Bruksel.
Kreu i qeverisë serbe thekson se çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe është edhe çështja më e rëndë e Marrëveshjes së Brukselit.

“Ne duhet të gjejmë zgjidhje për çështje të caktuara. Edhe pse e di që kjo është shumë jo popullore edhe në Serbi, ne duhet të dimë si të jetojmë, nëse jo njëri me tjetrin, atëherë njëri pranë tjetrit. Dhe kështu të jetojmë në një mijë vitet e ardhshme”, u shpreh Vuçiç.

Kliko per me shume info

“Ai që mendon se duhet të luftojmë sërish dhe të futemi në përleshje nuk mendoj se është shumë i mençur dhe se ia do të mirën vendin tonë”, thekson ai.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here