Tragjedi në Zvicër, italiani ekzekuton 32-vjeçarin kosovar, ja emri i viktimës

Kosovë&Rajon

polici-zvicerNjë ngjarje tragjike ka ndodhur këtë mbrëmje në Zvicër, ku një italian i ka marrë jetën një kosovari. Ngjarja ka ndodhur në komunën e Winznaut, në kantonin gjermanishtfolës të Solothurnit.

Arben Gashi, 32-vjeçar, nga fshati Nekoc i Drenasit, dyshohet të jetë vrarë gabimisht, pasi në shtëpinë e tij ka jetuar më herët një serb, i cili mësohet të ketë pasur probleme me italianin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gashi është vrarë me tre plumba, përderisa ai po pastrohej në banjë, teksa autori i vrasjes ka menduar se aty ndodhej serbi me të cilin ai kishte probleme, ka mësuar Gazeta Express.

LEXO EDHE 400 gra viktima të dhunës në Kosovë, në vetëm pesë muaj

Italiani, i moshës 38-vjeçare, është arrestuar nga policia, dhe e ka pranuar vrasjen, e cila ka ndodhur në pasditen e 4 korrikut.

Policia tani është në kërkim edhe të një personi, që besohet të ketë qenë pjesë e vrasjes.

Në shtëpi thuhet të kenë qenë edhe dy shqiptarë, të cilët kanë ikur nga një dritare gjatë ngjarjes tragjike.

Dëshmitarët i kanë thënë policisë që dy persona kanë qenë të veshur me rroba sportive, dhe kanë pasur një çantë sportive me vete.

Ata gjithashtu i kanë thënë policisë që shtëpia ku ka ndodhur krimi nuk ka pasur kurrë probleme, ndonëse e kanë ditur që aty nuk kanë jetuar njerëz që e kanë folur gjuhën gjermane.

ME TE LEXUARAT