Vritet njëri nga “kokat drejtuese” të ISIS

Kliko per me shume info

isis16Një prej komandatëve kryesorë të Shtetit Islamik është vrarë në një operacion ushtarak në Nangarhar të Afganistanit, njoftuan forcat e sigurisë afgane.

Saad Emarati ishte një prej themeluesëve të grupit militant të degës në Afganistan – Pakistan dhe udhëhoqi disa sulme kundër talebanëve dhe qeverisë.

Kliko per me shume info

Zyrtarët afganë, sipas BBC, thonë se ai ishte një prej 120 militantëve të dyshuar, të vrarë në një operacion në zonën e Kot.

Vrasja e Emarati vjen pak ditë pas një sulmi me bombë në Kabul të marrë përsipër nga ISIS, ku mbetën të vrarë 80 persona.

Emarati ishte një ish – komandant taleban, por ndryshoi aleancën e tij duke iu bashkuar ISIS pas vdekjes së Mullah Omar, themeluesi i talebanëve.

Analistët thonë se ai ishte një prej liderve më të rëndësishëm të ISIS në këtë rajon dhe vdekja e tij, nëse konfirmohet, do të ishte një goditje e rëndë, për aftësinë e grupit për të vepruar në lindjen e Afganistanit

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here