Vrasja e dyfishtë në Vlorë, ja deklarata e policisë për të arrestuarin

Aktualitet

vloraaaPolicia e Vlorës konfirmoi mbrëmjen e sotme lajmin për arrestimin e ndodhur në lidhje me vrasen e dyfishtë të ndodhur në këtë qytet mbrëmjen e 24 korrikut 2016.

“Arrestohet nga Policia 1 shtetas në lidhje me vrasjen e ndodhur në lagjen "Partizani".

Lidhur me ngjarjen e datës 24.07.2016, ku gjetën vdekjen shtetasit Ilir Deromemaj dhe Dhimiter Cami ndërsa shtetasi Krenar Runaj mbeti i plagosur, njoftojmë se:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga kontrolli i territorit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 automjete plotësisht të djegura, të cilat dyshohen se janë përdorur nga autorët për realizimin e këtij akti krimimal:

1- Mjeti foristradë tip "Jeep", me targë AA210FS, i cili rezulton i vjedhur para 2 muajve në Fier.

2- Mjeti "Ford Focus", i cili nga verifikimet e kryera dyshohet se është poseduar nga shtetasi Partizan Duraj nga Fieri”, tha policia.

Sipas saj, nga hetimet e kryera, Policia ka konstatuar se mjeti i dytë i përdorur nga ky shtetas, dyshohet se i është shitur disa personave të paidentifikuar nga ky i fundit, duke fshehur kështu identitetin e autorëve.

“Policia ka arrestuar shtetasin Partizan Duraj, 42 vjeç, banues në fshatin Frakull, Fier, për veprën penale "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje".

Policia vazhdon hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, me qëllim vendosjen e autorëve përpara përgjegjësisë penale”, bëhet me dije nga policia.

ME TE LEXUARAT