Ende pa autor vrasja e dyfishtë në Vlorë, ja pistat që po heton policia

Aktualitet

vrasja-vloreHasmeria eshte pista kryesore qe po hetohet nga policia per atentatin qe ndodhi pak dite me pare ne nje pike bastesh ne Vlore. Sipas grupit hetimor nuk perjashtohet qe ngjarja te kete ndodhur edhe per konflikte te tjere mes autoreve dhe viktimave.

Një automjet tip Jeep ka ndaluar para pikës së basteve në Vlorë dhe nga mjeti mendohet se kanë dalë atentatorët dhe kanë shtënë në drejtim të lokalit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga breshëritë e kallashnikovit kanë mbetur të vdekur Ilir Deromema 45 vjec, pronar i eurollotos, Dhimiter Cani 60 vjec (kambist) dhe u plagos rende Krenar Runaj. 53 vjecari eshte derguar drejt spitalit te traumes ne Tirane.

Pak minuta me vone automjeti tip jeep me targa AA 210FS eshte gjendur i djegur ne afersi te fshatit Alikok, ne rrugen nacionale te njohur si rruga e lumit te vlores.

Sipas policise autoret mendohet se i kane vene flaken automjetit dhe me pas jane larguar me nje makine tjeter. Mjeti i djegur rezulton i vjedhur në Fier 2 muaj me pare.

Blute e Vlores kane mbledhur provat materiale ne vendin e ngjarjes per te rindertuar skemen se si eshte zhvilluar atentati. Policia si piste te pare dhe me kryesoren ku jane bazuar hetimet është hasmeria.

Mendohet se objektivi i atentatoreve ka qene Ilir Deromema, i cili eshte dyshuar si autor i vrasjes se Lame Gockaj ne vitin 1998.

Policia ka bere te mundur shoqerimin e disa personave te cilet dyshohet se mund te kene djeni mbi ngjarjen dhe ka sekuestruar materialet filmike te kamerave perrethe vendit te ngjarjes.

ME TE LEXUARAT