Vlorë, si u qëlluan për vdekje në tavolinë pronari i basteve dhe shoku i tij?

Kliko per me shume info

vloraaaEkzekutim i dyfishtë në Vlorë për vrasjen e ’97-s. Dy persona humbën jetën nga breshëritë me kallashnikov, ndërsa një tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Krimi u regjistrua në lagjen “Partizani”, pranë Bashkisë së Vlorës, rreth orës 22:05, kur në qytet kishte qarkullim të dendur për shkak të kthimit të pushuesve nga bregdeti.

Kliko per me shume info

Viktimë ka mbetur Ilir Deromemaj, rreth 53 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, pronar i një pike eurollotoje në këtë lagje, si dhe Dhimitër Çani, rreth 60 vjeç, banues po në Vlorë.

Këta të dy ndodheshin në një tavolinë, në pjesën e jashtme të lokalit të basteve, bashkë me moshatarin e Deromemajt, Krenar Runaj, 53 vjeç, edhe ai banues në lagjen “Partizani”.

Ndërsa ata po bisedonin me njëri-tjetrin, nuk kanë pikasur një makinë që u është afruar dhe ka ulur shpejtësinë pikërisht para lokalit. Direkt nga ana e pasagjerit autori ka qëlluar me automatik me breshëri drejt tavolinës ku ndodhej Deromemaj, duke zbrazur një karikator të tërë.

Dëshmitarët e rastit të tmerruar kanë lajmëruar policinë, e cila mbërriti në vendin e ngjarjes, duke konfirmuar se dy prej personave, pronari i pikës së basteve dhe një tjetër, kishin ndërruar jetë. Me shpejtësi i mbijetuari i atentatit, Krenar Runaj, është dërguar për në urgjencën e spitalit të Vlorës.

Dy viktimat janë këqyrur paraprakisht në vendin e ngjarjes e më pas janë transportuar njëri pas tjetrit drejt morgut, për ekzaminime të mëtejshme. Nga ana e Policisë, paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një atentat të organizuar nga persona që mund të kenë pasur shënjestër të tyre pikërisht pronarin e basteve, Ilir Deromemajn.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here