Trondit 35 vjeçarja: Ja si e qëllova burrin me sëpatë pranë djalit

Kliko per me shume info

sepata35 vjeçarja Mirela Buzalli, e cila goditi me sëpatë mëngjesin e së hënës bashkëshortin e saj 45 vjeçar Shkëlzen Buzalli, teksa ky i fundit po flinte, ka rrëfyer në rajonin e policisë se ngjarjen e kishte menduar vetëm natën e fundit.

Gruaja nuk ka dashur që të flasë shumë me oficerët e policisë dhe është mjaftuar duke thënë se ka pasur xhelozi mes tyre dhe se bashkëshorti i saj e ka goditur disa herë kohët e fundit, duke e kapur nga flokët e madje e ka fyer edhe nga ana fetare.

Kliko per me shume info

Ajo që ka lënë të kuptohet 35 vjeçarja është se brenda në dhomë kur ka ndodhur ngjarja ka qenë djali 12 vjeçar.

I mituri, sipas nënës së tij, po flinte me babanë në shtrat veçmas, raporton “Panorama”.

Kohët e fundit, çifti flinte në një dhomë, por në shtretër të ndarë për shkak të konflikteve që kishin nisur kohët e fundit. 35 vjeçarja ka rrëfyer se është siguruar që përpara se ta godiste bashkëshortin e saj, të mos i ndodhte asgjë djalit të saj 12 vjeçar.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here