Volkswagen tërheq nga tregu 5.900 vetura “Touran”

Kliko per me shume info

touranVolkswagen është duke tërhequr 5.900 vetura të modelit Touran me karburant të tipit gaz në të gjithë botën për të zëvendësuar bocat me gaz nga para, ka treguar kompania gjermane në një deklaratë.

Tërheqja e këtyre veturave bëhet për shkak të rrezikut potencial nga korrozioni në bocën e gazit, ku pastaj mund të ketë rrjedhje nga ajo dhe është cilësuar si “rrezik i madh që mund të përfundojë me pasoja”, transmeton koha.

Kliko per me shume info

Këto 5900 vetura të prekura nga ky problem, janë prodhuar në mes të viteve 2006-2009, ndërsa 3800 prej tyre janë të regjistruara në Gjermani.

VW ka thënë se veturat e prekura nga ky problem duhet të voziten vetëm me benzinë deri sa ti ndërrohet boca e gazit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here