Fotoja nga Franca që po thyen miliona zemra! Vogëlushja e pajetë dhe ...!

Bota

femijaMasakra e të enjtes mbrëma në Nicë të Francës nuk kurseu as fëmijë.Nga 84 të vrarët e konfirmuar deri tani nga autoritetet franceze, 7 raportohen të jenë dhe fëmijë.

Një prej tyre kjo vajzë e vogël, fotoja e së cilës është kthyer në simbol të tragjedisë në rrugët e Nices të mbushura me viktima dhe të plagosur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pranë trupit të pajetë qëndron kukulla e saj, me të cilën kishte dalë për të shijuar magjinë e fishekzjarreve, por fati u tregua mizor me të.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:30 me orën lokale, kur një kamion hyri mes turmës së njerëzve që merrnin pjesë në festimet e organizuara nga Bashkia për Ditën e Bastijes.

Autori i sulmit, një 31 vjeçar me shtetësi të dyfishtë, franceze dhe tuniziane, u qëllua për vdekje nga policia.

Në bazë të dokumentave të gjetura në mjet, ai besohet se jetonte në Nice dhe ishte i njohur për policinë si kontigjent kriminal, për vjedhje e dhunë, por jo nga Shërbimet e Inteligjencës. Ndërkaq një person i dyshuar si bashkëpunëtor i tij është në arrati.

Dëshmitarët kanë treguar se shoferi i kamionit ka thirrur “Allahu Akbar” , ndërsa grupe mbështetëse të ISIS kanë festuar sulmin.Policia ka gjetur në kamion armë dhe granata.

Në një fjalim në televizion drejtuar vendit, Presidenti Francois Hollandë tha se horrori përsëri goditi Francën.

“Është e qartë se ne duhet të bëjmë çdo gjë për të luftuar murtajën e terrorizmit,” tha presidenti francez, i cili njoftoi zgjatjen me tre muaj të gjendjes së jashtëzakonshme si dhe forcimin e masave të sigurisë në kufi.

Ngjarja ndodh tetë muaj pas sulmeve terroriste në Paris, të cilat kanë lënë të vrarë 130 veta. Përgjegjësinë për këto sulme e ka marrë grupi militant Shteti Islamik.

Franca kishte mobilizuar forca shtesë për Ditën e Shtetit. Rreth 11.500 pjesëtarë të sigurisë kanë qenë në Paris për paradën tradicionale të ushtrisë.

ME TE LEXUARAT