I vodhën 54-vjecares 6 milionë lekë, një i arrestuar, tjetri në kërkim, ja emrat

Kliko per me shume info

policia2015Policia e Tiranës ka identifikuar dhe ka vënë në pranga bashkëpunëtorin e 44-vjeçarit durrsak që i grabiti 3 ditë më parë çantën me 6 milionë lekë të vjetër një punonjësejer të Ujësjellësit në kryeqytet.

I arrestuari është Afrim Serjani, 39 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Durrës.

Kliko per me shume info

Nga informacionet e marra në rrugë operative dhe veprimet procedurale, u bë e mundur gjetja e automjetit tip “Renault” me targë AA903GX dhe automjeti tip “Opel” me targë AA481LB, mjete që dyshohet të jenë përdorur nga autori dhe bashkëpunëtori i tij.

Nga këqyrja e automjetit tip “Renalult”, u gjet një kuti plastike ku në brendësi kishte një shumë parash metalike me një vlerë të përgjithshme prej 5046 lekësh të rinj.

Ngjarja

Ngjarja për të cilën është shpallur në kërkim 44-vjeçari nga Durrësi me inicialet  E.(A.)Sh., ka ndodhur më 15 korrik në Babrru Kamëz, rreth orës 07.30 të mëngjesit.

Në vendin e quajtur rruga “Halit Haxhia”, nën kërcënimin e thikës, autori i ka marrë me dhunë nga dora çantën shtetases M. Ll., 54 vjeçe, banuese në Babrru, punonjëse e Ujësjellësit, ku brenda çantës dyshohet se kishte rreth 6 milonë lekë të vjetër.

Policia thotë se po punon intensivisht për kapjen e 44-vjeçarti durrsak, të shpallur në kërkim lidhur me këtë ngjarje.

Njoftimi i Policise:

Tiranë. Lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 15.07.2016 ku u bë e mundur të identifikohet dhe shpallet në kërkim e shtetasit me inicialet E. (A.) Sh., 44 vjeç, banues në Durrës, si autori i vjedhjes me dhunë ndodhur në Babrru Kamëz, rreth orës 07.30, në vendin e quajtur rruga “Halit Haxhia” Babrru Tiranë, nën kërcenimin e thikës, i ka marrë me dhunë nga dora çantën shtetases M. Ll., 54 vjeç, banuese në Babrru Tiranë, punonjëse e Ujësjellësit, ku brenda çantës dyshohet se kishte rreth 6 milon lekë të vjetra.

Specialistet e komisatiatit Kamez kanë vënë në pranga autorin e dyshuar si bashkëpuntor shtetasin :

• Afrim Serjani, 39 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Durrës.

Sqarojmë se:

Nga informacionet e marra në rrugë operative dhe veprimet proceduriale u bë e mundur gjetja e automjetit tip “Renault” me targë AA903GX dhe automjeti tip “Opel” me targë AA481LB, mjete që dyshohet të jenë përdorur nga autori dhe bashkëpuntori i tij.

Nga kqyrja e automjetit tip “Renalult”, u gjet një kuti plastike ku në brendësi kishte një shumë parash metalike me një vlerë të përgjithshme 5046 Lekë të reja.

Po punohet intesivisht për kapjen e shtetasit E. (A.) Sh., 44 vjeç, të shpallur në kërkim lidhur me këtë ngjarje.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës parë Tiranë, për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë”e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 139 dhe 25 i Kodit Penal.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here