Vlorë, një i vdekur nga kontakti me rrymën në lavazhin me qira

Kliko per me shume info

spitali-vloreNjë 45 vjeçar humbi jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike ne nje lavazh ne Vlore.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje (15 korrik) në fshatin Radhimë të Vlorës. Policia lokale njoftoi se shtetasi me iniciale A.V, banues në Orikum ka rënë në kontakt me rrymën.

Kliko per me shume info

Ai u dergua me urgjencë në drejtim të spitalit rajonal të Vlorës me anë të një ambulance, por për fat të keq ndërroi jetë rrugës.

“Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në një lavazh pranë vendit të quajtur “Kanali i Varkave”, Radhimë, të marrë me qira nga ana e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes”, tha policia.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here