Virusi që përhapet nëpërmjet puthjes…

Kliko per me shume info

puthShkencëtarët në Itali kanë zbuluar të dhëna që tregojnë se një virus, i cili përhapet nëpërmjet pështymës, pra puthjes, mund të jetë shkaktar i infertilitetit tek femrat.

Nuk është hera e parë që virusi, i njohur si HHV – 6A, është lidhur me puthjen, por askush deri më sot nuk kishte arritur të gjente një lidhje me infertilitetin.

Grupi i shkencëtarëve nga Universiteti i Ferrara në Itali, testuan 30 femra me probleme të pashpjegueshme infertiliteti dhe dalluan se 13 prej tyre (43 përqind), kishin në mitër infeksionin HHV – 6A.

Kliko per me shume info

HHV – 6A është ende mister për shkencëtarët dhe pjesa më e madhe e këtyre infeksioneve janë “të heshtur”, që do të thotë se nuk shfaqin simptoma të dallueshme.

Pavarësisht njohurive të pakta rreth këtij virusi, studime të mëparshme kanë treguar se ai transmetohet nëpërmjet pështymës.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here