KUJDES! Një virus i rrezikshëm infekton pajisjet Apple

Teknologji

virus2Një virus i rrezikshëm është duke u përhapur nëpër kompjuterët Apple Mac. Të gjithë përdoruesit e Apple janë paralajmëruar që të bëjnë kujdes nga ky virus, që u ofron hakerave kontroll të plotë në kompjuterin tuaj.

Virusi i quajtur Backdoor.MAC.Eleanor u zbulua nga ekipi i Bitdefender, të cilët thonë se ky virus infekton fotografitë dhe gjithçka tjetër në kompjuterin tuaj duke u dhënë hakerave kontroll të plotë. Ai shkarkohet nga faqe të njohura që ofron Mac softuer.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Virusi fshihet në një aplikim të rremë me një fotografi të quajtur Easy Doc Converter.app.

Pra, nëse përdoruesit e Apple hasin se u është bllokuar kompjuteri, mund të jetë sulmuar nga ky virus, që u jep mundësi hakerave të marrin kontrollin e plotë mbi pajisjen tuaj, madje edhe të komandojnë ueb-kamerën duke filmuar dhe fotografuar.

ME TE LEXUARAT