Vlorë, vazhdojnë hetimet për vrasjen e dyfishtë, ja fotot e viktimave

Aktualitet

Ilir Deromemaj VLOREPolicia vazhdon hetimet për vrasjen e dyfishtë dje në Vlorë, ku mbetën të vdekur Ilir Deromemaj dhe Dhimitër Cami. Deri më tani është gjendur një automjet i braktisur që dyshohet se mund të jetë përdorur nga autorët, ndërsa janë ngritur disa pista hetimi.

Atentati me breshëri kallashnikovi mbi një pikë bastesh një qytetin e Vlorës ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku në shënjestrën e sulmit me armë mësohet se ka qenë i zoti i kësaj pike bastesh. Për pasojë mbi tavolinën në të cilën gjendej pronari dhe dy miq të tij është gjuajtur me breshëri e për pasojë kanë humbur jetën dy persona dhe është plagosur një i tretë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia ka ngritur postblloqe në të gjitha daljet e Vlorës, ndërsa ka dyshime që në atentat kanë marrë pjesë dy persona, ku mendohet se njëri ka qenë në timon, ndërsa tjetri ka zbritur dhe ka qëlluar në drejtim të tavolinës në të cilën gjendej pronari i lokalit bashkë me miqtë e tij.

ME TE LEXUARAT