Mbërrijnë në Kosovë familjarët e viktimave të Munihut

Kliko per me shume info

Dijamant-ZabërgjaFamiljarët e tre viktimave që humbën jetën nga sulmi i së premtes në Munich të Gjermanisë, janë mbledhur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” për t’i pritur të afërmit e tyre, ndërsa lotët nuk ndalojnë.

Dijamant Zabërgja (21), Armela Segashi (14) dhe Sabina Sulaj (14), u vranë të premten në Munich të Gjermanisë, nga gjermano-iraniani Ali Sonoboly i cili përveç tyre vrau edhe 6 persona dhe plagosi 26 të tjerë.

Kliko per me shume info

Me rastin e kësaj tragjedia Kosova dje ka mbajtur një ditë zie, ndërsa në orët e mbrëmjes kanë ndezur edhe qirinj në shenjë kujtimi për humbjen e tyre. Ndërkohë familjarët e Dijamant Zabërgjës kanë bërë të ditur për gazetën “Zëri” se trupi i djalit të tyre pritet të niset sot në orët e mbrëmjes nga Gjermania për në Kosovë për t’u kryer ceremonia e varrimit ditën e martë.

Xhaxhai i Dijamantit, Baki Zabërgja, ka thënë për të gjitha detajet me saktësi pritet të vendoset nesër në mesditë. “Trupi i Dijamantit me gjasë pritet të niset sot në mbrëmje në orën 22:00 nga Muncheni që të bëhet varrimi të martën.

Megjithatë akoma nuk është e sigurt kjo gjë. Gjithçka me saktësi pritet të dihet nesër nga mesdita”, ka thënë Baki Zabërgja. /ZËRI

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here