Viktima i tha autorit “ç’do këtu ti o gjysh”, ai i nguli thikën

Aktualitet

olsi-kaptinaSherri për femrat dhe fyerjet ishin shkaku i ngjarjes në Kamzë, ku Olsi Kaptina, 34-vjeçar mbeti i vdekur, pasi u qëllua me thikë nga 55-vjeçari, Adil Doçi, nga Kukësi, i cili është shpallur në kërkim.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të dielës, në lokalin në pronësi të shtetases Vera H., që ndodhet në rrugën “Londër”, mes një blloku pallatesh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sherri që, sipas Policisë, ka nisur për femra ka degjeneruar në fyerje mes viktimës dhe autorit dhe në momentin që Kaptina e ka quajtur “gjysh”, Doçi e ka goditur fillimisht me grusht e më pas me thikë në bark.

“Panorama” shkruan se viktima e autori nuk njiheshin më parë me njëri-tjetrin, por janë gjendur rastësisht në të njëjtin lokal. Ky lokal, sipas Policisë, është mbyllur rreth dy vite më parë, kur pronarja Vera H., u arrestua gjatë një hetimi për prostitucion.

Burimet thanë se personat e pranishëm kanë qenë të gjithë nën efektin e alkoolit, megjithatë kujtonin se sherri mes viktimës e autorit kishte nisur për një femër.

“Të dy i kishin kthyer disa gota. Filluan të shaheshin nga tavolina në tavolinë. Në një moment Olsi i thotë: ‘Ç’do ti këtu o gjysh?’. Këtu u acarua situata dhe ata u përleshën. Më pas ai zotëria që nuk banon këtu e goditi me thikë në bark”, kanë treguar dëshmitarët në Polici.

Shtetasi Olsi Kaptina, pasi është goditur me thikë, ka dalë vetë nga lokali, derisa është rrëzuar pasi ka ecur disa metra në drejtim të rrugës kryesore.

Në këtë moment ai i ka telefonuar një kushëririt të tij, duke i thënë se ishte plagosur. I afërmi e ka dërguar në Spitalin e Traumës, por 34-vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë, duke ndërruar jetë rreth orëve të para të mëngjesit./Panorama

ME TE LEXUARAT