Video e rëndë në Golem, qytetari po jep shpirt, policia e ndihma s`janë gjekundi

Kliko per me shume info

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Golem. Një djalë është përplasur nga një makinë teksa kalonte rrugën. Ai ka qenë me vëllain e tij, ndërsa në video duket gjendja e tij e rënduar pas aksidentit, pasi është përplasur fort në kokë. Siç duket në video, djali ka gjakderdhje nga koka dhe gërvishtje në trup, ndërsa ambulanca nuk duket gjëkundi.

Jeta osh qef Kam nje video te sapondodhur te nje aksidenti ku esht nje burr i shtrir ne tok dhe i gjakosur gati duke dhen shpirt po ambulanca nuk duket Kund. Esht ber ne golem Miraxh. Kishte mbi 20 minuta i shtrire ashtu gati duke dhen shpirt. Ambulanca nuk dukej gje kundi dhe policia erdhi shum vone. Ishte me te vellain, e ka perplasur makina. E kishin marre te tjeret por nuk kishte ardh ambulanca, Dhe policia erdhi shum me vonese. Sic thot ne video njeri mga policet: “Skemi cti bejme”.

Kliko per me shume info

Sipas raportuesit, i plagosuri kishte të paktën 20 minuta i shtrirë në tokë, por ambulanca, si gjithmonë nuk mbërrin. Është një makinë policie që mbërrin në vendngjarje dhe vetë polici që i jep ndihmën të plagosurit. Ky i fundit merret në krahë nga të pranishmit për t’u futur në makinë e më pas për t’u transportuar në spital, siç duket në videon e mëposhtme.

Pamjet e mëposhtme janë shumë të rënda, por Jetaoshqef.al vendosi t’i publikojë për të dëshmuar edhe njëherë gjendjen skandaloze të shëndetësisë në Shqipëri, ku fatkeqësisht qytetarët mund të humbasin jetën duke pritur ambulancën, siç ndodhi dje në Durrës. Nëse në vend të këtij djali, i cili po lufton me jetën, do të ishte një nga të afërmit e ministrit Beqaj, vallë sa do të vononte ambulanca? Apo të themi më mirë, sa do të vononte helikopteri? As 3 minuta!

E vetmja gjë që mund të bëjmë është të shpresojmë që i plagosuri ka shpëtuar dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here