“Vetting”-u, ftohen anëtarët e Komisionit. S’ka kërkesë për seancë plenare

Kliko per me shume info

njoftimiLigji për “vetting”-un si pjese e reformes ne drejtesi, mund të përplasë perseri mazhorancën dhe opozitën. Debati nuk pritet të fokusohet te përmbajtja, por te procedura për kalimin e ligjit në Parlament.

Anëtarët e komisionit janë njoftuar pasditen e së martës për një mbledhje të Komisionit të posaçëm për Reformën në Drejtësi, për të miratuar ligjin e “vetting”-ut.

Kliko per me shume info

Në njoftim thuhet se kjo ndodh në përgatitje të seancës plenare që pritet të zhvillohet brenda javës.

Top Channel kontaktoi më herët me kryetarët e 3 grupeve parlamentare dhe sjell në vazhdim qëndrimet politike për këtë çështje, si dhe arsyen përse kërkohet miratimi i ligjit të “vetting”-ut veçmas 6 të tjerëve.

Duke i paraprirë në mënyrë jo të drejtpërdrejtë këtij debati, kryeministri Rama bëri disa llogaritje votash dhe paralajmëroi rezistencë në Parlament, kundër miratimit të 7 ligjeve.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here