Fund tragjik! Papunësia çon në vetëvrasje 62-vjeçarin nga Bulqiza

Kliko per me shume info

ambulancaaaEdhe pse pak vite larg pleqërimit në pension, një burrë në Fushë Bulqizë e ka parë veten keq të vuajë papunësinë dhe ka përjetuar gjendje të rënduar psikologjike duke kryer vetëhelmim.

Ismail Koxha është dërguar në gjendje kritike për jetën në spitalin e Bulqizës pak para mesditës së sotme, pasi kishte gëlltitur një sasi të konsiderueshme pesticidesh. I vetëhelmuari ishte në gjendje koma kur mbërriti në spital. Për të rritur sa më shumë shanset për shpëtim, ai u transportua me helikopter për në spitalin universitar të Tiranës.

Kliko per me shume info

62-vjeçari, kohët e fundit po përjetonte gjendje depresive si pasojë e vështirësive ekonomike dhe kjo çoi deri në aktin vetëflijues. Momentalisht nuk dihet nëse ai do të arrijë të shpëtojë nga gjendja koma ku e ka përfshirë helmi i marrë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here