Vende të lira pune në administratë, ja çfarë kërkohet

Aktualitet

duam-pune-780x439_1465977348-9947166Departamenti i administratës publike në Shqipëri ka shpallur 80 vende të lira pune.

Një pjesë e mirë e vendeve vakante u përkasin posteve drejtuese, ndërkohë nuk mungojnë as ato për specialistë të rangjeve të ulëta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pjesa më e madhe e posteve të larta u përket institucioneve qendrore, ndërkohë që një numër i madh vendesh vakante të rangjeve të ulëta janë shpërndarë në disa qarqe të vendit.

DAP ka shpallur edhe afatet e aplikimit, të cilat për disa prej vendeve vakante shtrihen deri në fillim të shtatorit.

Për postet drejtuese, DAP sqarohen se do të plotësohen përmes procedurës së ngritjes në detyrë dhe lëvizjes paralele.

Ndërkohë që për vendet e rangjeve të ulëta, prioritet do u jepet lëvizja paralele.

Në rast se këto vende nuk plotësohen përmes kësaj procedura, ato janë të hapura për kandidatë jashtë administratës civile.

ME TE LEXUARAT