Veliaj: Kemi mbledhur deri në 93% të taksave. 48 mln dollarë investime

Kliko per me shume info

veliaj2016Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se me buxhetin e ri të bashkisë jeta në qytetin e Tiranës është bërë më e mirë.
Në mbledhjen e radhës të këshillit bashkiak, kryebashkiaku tha se kanë arritur sukses në mbledhjen e taksave, ndërsa theksoi se investimet për vitin 2016 janë 48 mln dollarë.

“Këtë vit miratuam një buxhet ambicioz, një buxhet prej 120 mln dollarë. Në 2014 u prashikuan 69 mln dollarë dhe u mblodhën vetëm 46. Në 2015 u parashikuan 74 dhe u mbolodhën vetëm 40.

Kliko per me shume info

Është buxheti më i madh fal edhe risive në menaxhimin e financave dhe shërbimeve. Sot sipërmarrjet dhe qytetarët trajtohen njësoj. Taksat nuk janë rritur por baza e tatimpaguesve është zgjeruar sepse ka marrë fund koha kur disa paguanin dhe disa jo.
Miratimit i vendimit në këtë këshill që na mundësoi që ta përdornin UKT si një agjen tatimor ka qenë një pikë kyce në transforimin e të ardhurave”, ka thene Veliaj.

“Në disa taksa ne jemi deri në 93 % sukses në mbledhje, kurse më parë më e mira që gjetëm ishte 30% dhe me e ulëta, ajo e pronës në 7%. Është ky buxhet që e kthen Tiranën më të jetueshme.

39% e buxhetit shkon në investime publike, pra në 2016 po invesotjmë 48 mln dollarë, në 2014 ishte 15, 2015 ishte 13 mln dollarë.

Kemi filluar të ndërhyjmë edhe në nivel kapilar, jo vetëm në qendrat e qytetit”, ka bere me dioje kryebashkiaku.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here